Kaka vjen me një anlizë të befasishme: Pozita e numrit 10-të ka vdekur në futbollin modern

16:31 | 25 September 2022

Kaka thotë se pozita e numrit 10-të ka vdekur në futbollin modern.

Legjenda braziliane Kaka ka pohuar se pozita numrit 10-të ‘tashmë ka humbur plotësisht’ në futbollin modern.

Braziliani, i cili luajti për Milanin dhe Real Madridin, beson se ‘mbrojtja e avancuar’ kishte çuar në më pak hapësirë në mesfushë.

Kaka ka thënë: “Nuk është se po humbet, është se tashmë ka humbur plotësisht, ndër të tjera sepse me mbrojtjen kaq të avancuar, vështirë se ka mbetur hapësirë në qendër të fushës”.

I konsideruar gjerësisht si një nga lojtarët më të mirë të gjeneratës së tij, Kaka lulëzoi në pozitën numrit 10-të.

Megjithatë, 40-vjeçari nuk është i sigurt se ku do të luante në lojën moderne dhe sugjeroi se mund t’i duhej të luante si një anësor ose një mesfushor që bënë ndërlidhjen me mbrojtjen dhe sulmin.

Kaka e kishte të vështirë të jepte një përgjigje kur u pyet se cili lojtar modern i ngjan më shumë në stil.

Komento: