Liga e Kampionëve: Kalendari, datat dhe vendet ku zhvillohen ndeshjet e mbetura.
Pas një mbledhje të mbajtur në Komitetin e UEFA-s është vendosur që sezoni 2019/20 i Ligës së Kampionëve duhet të përfundojë, pasi ishte ndërprerë në mesin e muajit mars shkaku i shpërthimit të coronavirusit.
Pasi tashmë ka filluar të rikthehet sporti më i ndjekur në botë, shtëpia më e madhe e futbollit evropian ka vendosur që nga 12 gushti deri më 23 gusht të zhvillohen ndeshje në Lisbonë të Portugalisë.
Ndeshjet e mbetura të 1/8 së finales që ende nuk janë luajtur do të mbesin në stadiumet përkatëse.
Juventusi do të pres Lyonin në Torino, derisa ndeshja e parë në Francë kishte përfudnuar 1-0, Barcelona do jetë nikoqir i Napolit (ndeshja e parë 1-1 në San Paolo), Bayern Munich – Chelsea (ndeshja e parë 3-0 në Stamford Bridge), Manchester City – Real Madridi= (2-1 ndeshja e parë në Santiago Bernabeu).
Finalja e Superkupës së Evropës do të zhvillohet në Budapest më 24 shtator. Ka po ashtu edhe datat për tetë ndeshjet e fundit që zhvillohen në Lisbonë.
Çerekfinalet: 12, 13, 14, 15 gusht
Gjysmëfinalet: 18-19 gusht
Finalja: 23 gusht.