Kalimi i Messit te PSG, quhet si e kryer

20:41 | 06 Gusht 2021

Messi në PSG, marrëveshja pranë finalizimit.

Lionel Messi është shumë afër nënshkrimit të kontratës me Paris Saint-Germain.Gazetari francez, Saber Desfarges raporton se Messi dëshiron të luajë për PSG-në dhe marrëveshje është pranë finalizimit.

“Lionel Messi në PSG, pothuajse marrëveshja e përfunduar. Vendimi i argjentinasit është marrë: ai dëshiron Parisin dhe është gati të luajë për klubin në kryeqytet” – shkroi ai në Twitter.

Ai dje u largua nga Barcelona dhe nuk u arrit një marrëveshje me klubin ku kaloi 17 sezone dhe arriti gjithçka si lojtar.

Komento: