Në Kroaci sot do të hapet për qarkullim Ura e Peljeshkut, projekti më i madh i infrastrukturës, ndërtimi i së cilës është financuar me gati 80 për qind nga Bashkimi Evropian.
Ura është pjesë e projektit të “lidhjes rrugore me Dalmacinë jugore” dhe përfaqëson projektin më të rëndësishëm gjeostrategjik me interes kombëtar, sepse ndërtimi i saj vendosi vazhdimësinë territoriale të territorit kroat, transmeton N1. Vlera totale e projektit llogaritet në 420.3 milionë euro dhe përfshin ndërtimin e një ure, rrugë hyrëse dhe një bypass pranë Stonit.
Ura e Peljeskit është një nga pesë urat më të mëdha evropiane nëpër gjiret detare që u ndërtuan në fillim të shekullit të 21-të dhe i përket klasit botëror dhe sfida më e madhe ishte projektimi i themelit, duke qenë se ajo është e ekspozuar ndaj erërave dhe ndodhet në një zonë sizmike. Ura e Peljeshkut, e cila lidh jugun e Kroacisë me pjesën tjetër të vendit, është e rëndësishme jo vetëm për Kroacinë, por edhe për zonën më të gjerë evropiane.
Ura do të lehtësojë dhe përshpejtojë dukshëm ardhjen e turistëve në Ballkanin Perëndimor dhe hapja e kësaj ure madhështore u mirëprit nga shumë njerëz në këtë rajon. Ajo që është e rëndësishme të theksohet është se kalimi i urës do të jetë falas.