Kallashi shfaqet e veshur si ‘diva’, vjen reagimi i papritur nga Adelina Ismaili!

11:49 | 04 Janar 2022

Donjeta Kosumi e njohur si Kallashi është valltarja me e famshme në Kosovë për klubet e natës.

Ajo me ‘twerk’-at e saj ka bërë që të jetë shumë e ndjekur në rrjetet sociale.

E vetëdijshme për këtë, Kallashi vazhdon të jetë shumë aktive në rrjetet sociale ku bën postim ‘hot’, përcjell ORAinfo.

Ajo se fundmi ka publikuar një foto ku shfaqet në stilin e këngëtares së njohur kosovare, Adelina Ismailit.

Me veshje identike, Kallashi ka bërë të ditur se inspirohet nga ‘diva’ kosovare.

“My diva’, e ka përshkruar foton Kallashi, duke e krahasuar vetën me Adelina Ismailin.

E kësaj fotoje i ka reaguar edhe Adelina Ismaili.

Ajo ka shpërndarë foton ku Kallashi shfaqet e veshur si ajo.

Për me tepër shikoni fotot… /ORAinfo/

Komento: