“Kallet flakë” Spanja, 100 mijë tifozë zbarkojnë në Madrid – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

“Kallet flakë” Spanja, 100 mijë tifozë zbarkojnë në Madrid

17:57 | 01 Qershor 2019

Sonte na pret finalja e madhe e Champions League.

Kur na ndajnë dhe parë orë nga finalja e madhe e Champions League, dhjetëra mijëra tifozë anglezë kanë arritur në Madrid për të shijuar diellin dhe për të pirë pa pushim përpara ndeshjes më të rëndësishme të sezonit.

Liverpool dhe Tottenham do të përballen në ndeshjen e madhe që do të vendosë kampionin e Evropës për klube dhe mendohet se do të jenë rreth 100 000 tifozë që do të mbështesin skuadrat respektive.

Por, vetëm 32 000 prej tyre do të kenë fatin ta shijojnë ndeshjen nga stadiumi, pasi kaq janë biletat e shpërndara nga UEFA për tifozeritë e këtyre skuadrave.

Për këtë arsye, autoritetet spanjolle kanë marrë masa të jashtëzakonshme për fundjavën, në mënyrë që të përballojnë entuziazmin e tifozëve.

Komento: