Kallëzim penal kundër Arbërie Nagavcit në Prokurorinë Speciale, shkak subvencionimi i teksteve shkollore

10:38 | 12 November 2024
kallezim-penal-kunder-arberie-nagavcit-ne-prokurorine-speciale,-shkak-subvencionimi-i-teksteve-shkollore

Sot do të dorëzohet një kallëzim penal ndaj ministres së Arsimit, Arbërie Nagavcit.

Anëtarët, njëherit deputetët e Komisionit Hetimor për tekstet shkollorë do të dorëzojnë kallëzimin penal në Prokurorinë Speciale nga ora 11:30.

“Të nderuar, sot ne ora 11.30 Komisioni Hetimor në përbërje Shemsedin Dreshaj – kryetar , Ardian Kastrati nënkryetar dhe anëtarët Bekim Haxhiu, Vlora Dumoshi dhe Agim Veliu dorëzojnë lëndën për Nagavcin në Prokurorinë Speciale. Ftoheni të dërgoni një ekipe. Vendtakimi: Para hyrjes së Prokurorisë Speciale, ora 11.30”, e kanë bërë të ditur nga komisioni.

Komento: