Kalojnë nën administrimin e policisë të Mitrovicës së Jugut fshatrat me shumicë shqiptare

19:32 | 12 Tetor 2021

Fshatrat me shumicë shqiptare në veri kalojnë nën administrimin e policisë të Mitrovicës së Jugut.

Fshatrat me shumicë shqiptare në veri tashmë kanë kaluar nën administrimin e policisë së Mitrovicës së Jugut.

Kështu bëri të ditur ministri i Brendshëm Xhelal Sveçla.

Ai tha se kjo ishte kërkesë e kryetarit të Mitrovicës Agim Bahtiri.

“Pas kërkesës së Kryetarit të Komunës së Mitrovicës z. Agim Bahtiri, kërkesës së banorëve të Suhodollit pas vizitës sime atje si dhe rishikimit të hartave kadastrale të Komunës së Mitrovicës, zonat kadastrale Suhodoll, Gushavc, Vinarc i Epërm, Vinarc i Poshtëm dhe Vidimiriq kalojnë nga menaxhimi dhe përgjegjësia e Stacionit Policor të Mitrovicës Veriore në atë Jugore”.

Komento: