Kalon buxheti i Prishtinës me prezencën e dy asamblistëve të VV-së, pritet të merren masa nga partia e Albin Kurtit

17:38 | 09 Dhjetor 2024
kalon-buxheti-i-prishtines-me-prezencen-e-dy-asamblisteve-te-vv-se,-pritet-te-merren-masa-nga-partia-e-albin-kurtit

Kuvendi komunal i Prishtinës sot ka votuar për buxhetin e vitit 2025, ku dy asamblistë të Lëvizjes “Vetëvendosje” dhe një i PDK-së ia bën kuorumin kreut të Prishtinës, Përparim Ramës, që të votohet buxheti, i cili disa herë kishte dështuar të votohej.

Pas votimit të buxhetit, në shenjë revolte asamblisti i VV’së, Gëzim Sveçla ka demoluar pajisjet në sallën e mbledhjeve në Komunën e Prishtinës.

Përndryshe, njëri nga asamblistët e VV-së që ia bëri kuorumin ka qenë Berat Lahu, dhëndri i ministrit të Mjedisit, Liburn Aliu.

Anëtarë të Vetëvendosjes kanë deklaruar se ky veprim është “dëmtim i vogël”, krahas dëmtimeve e pazareve, siç thanë ata, që po i bënë LDK-ja. Ndërsa, nga LDK e PDK e kanë kritikuar ashpër shefin e asamblistëve të VV-së, Gëzim Sveçla.

Asamblisti i VV’së: Dy asambleistë nuk i janë bindur veprimeve të partisë, pritet të merren masa ndaj tyre

Asamblisti i Lëvizjes “Vetëvendosje”, Ermal Osmani në një prononcim për “Front Online” ka arsyetuar veprimin e shefit e asambleistëve në Prishtinë.

“Sveçla në mënyrë të revoltuar e ka dëmtuar kabllon e mikrofonit të kryesuesit të Kuvendit. Ajo kabllo është ndërruar, nuk është ndonjë dëmtim të madh i pronës, në krahasim në dëmtimin e pazareve në Prishtinë që po ndodhë me kontrabandim të asamblistëve”, u shpreh Osmani.

Osmani tutje thotë se dy asamblistët të VV’së që kanë qenë prezent gjatë votimit të buxhetit, të cilët, siç thotë ai, nuk i janë bindur vendimit të partisë dhe për këtë shkak pritet të merret një vendim ndaj tyre.

“Ne si grup i asamblistëve kemi marr vendim mos me marr pjesë në seancë, pavarësisht kësaj janë lajmëruar dy asambleistë tonë në Kuvend ku e kanë mundësuar kuorumin për me u votu buxheti. Për veprimet e tyre do të merren veprime nga organet kompetente brenda partisë”, theksoi Osmani.

Asamblistja e LDK’së: Veprim i Gëzim Sveçlës “vepër vandale”

Asamblistja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Fiknete Bejta, e ka cilësuar aktin e fundit të shefit të VV’së, Gëzim Svecla “vepër vandale” kundër Komunës, duke theksuar se ky veprim është bërë nga një parti që pretendon të veprojë në kuadër të demokracisë.

 “Vepër vandale që i është bërë komunës nga një parti që thirren n ‘demokraci dhe duhet të pajtohen edhe kur nuk i ka numrat dhe të marrin pjesë në vendimmarrje”, tha ajo.

Bejta theksoi gjithashtu se kjo ka qenë një formë e luftës psikologjike dhe presionit ndaj asamblistëve të opozitës që ishin të pranishëm në seancë, duke e vlerësuar përgjigjen e tyre si të duhur, në përputhje me mandatin që u ka dhënë qytetari.

“Kjo ishte luftë psikologjike dhe presion psikik ndaj asamblistëve të opozitës që ishin prezent në kuvend. Mandatit që ju ka dhënë qytetari ata asamblistja ju përgjigjën pozitivisht, veprim i duhur”, deklaroi ajo për “Front Online”.

Asamblisti i PDK’së: LDK ushtroi presion të paprecedent mbi asamblistët për kalimin e buxhetit komunal

Asamblisti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Muhamet Selmani, ka reaguar ashpër ndaj asamblistëve të LDK’së, duke i akuzuar se ata kanë tentuar ti detyrojnë asamblistët e tjerë të votojnë kalimin e buxhetit komunal.

Selmani për “Front Online” deklaroi se LDK ka tentuar të realizojnë një votim të paligjshëm të planit rregullues komunal dhe një presion të paprecedent mbi asamblistët për t’i detyruar të votojnë sipas interesave të tij.

“Përveç që ka qenë një tentativë për një votim të planit rregullues komunal në mënyrë të paligjshme, ka qenë e paprecedent mënyra e presionit që kanë bërë mbi asamblistët për t’i detyruar ta votojnë këtë plan njërës në PDK dhe asamblistëve të VV. Kjo është e rrezikshme”, tha ai.

Ai theksoi se sjellja e Sveçlës përkundër efektit që ai mund të ketë synuar, asnjëherë nuk duhet të dëmtohet pasuria e shtetit.

“Sjellja e Sveçla nuk është e pranueshme, ka qenë në efekt sipas tij, por pasuria e shtetit nuk duhet të dëmtohet”, përfundoi Selmani.

 

 

 

 

Komento: