Kalon në Kuvend projektligji për Trustin, shkon në Kuvend

14:34 | 07 Dhjetor 2022

Projektligji për Trustin kalon në Komision, shkon në Kuvend.

Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere e kanë përkrahur Projektligjin për tërheqjen e mjeteve nga Trusti Pensional, shkruan Reporteri.

Pasi mori përkrahjen e Komisionit ky Projektligj shkon në seancë për votim.

Për lejimin e tërheqjes së mjeteve nga Trusti është protestuar disa herë në Prishtinë, me kërkesën që qytetarëve t’u lejohet tërheqja e 30 për qind të kursimeve pensionale nga Trusti.

Më 23 qershor, Kuvendi i Kosovës nuk e ka miratuar nismën e Partisë Demokratike të Kosovës për tërheqjen e kursimeve nga Trusti Pensional.

Me 44 vota për, 57 kundër dhe vetëm një abstenim projektligji për Trustin nuk i ka marrë votat e mjaftueshme për miratim në lexim të parë nga deputetët e Kuvendit të Kosovës.

Për këtë temë u zhvillua debat i gjerë, me akuza e kundërakuza në mes të përfaqësuesve të pozitës dhe opozitës.

Pozita është shprehur kategorikisht kundër lejimit të tërheqjes së mjeteve nga Trusti.

Komento: