Kaltrina Mikushnica është moderatorja e njohur dhe një ndër më të pëlqyerat për momentin nga publiku shqiptar.
Ajo tani është e martuar dhe është në pritje për të lindur vajzën e saj të dytë, shkruan ORAinfo.
Moderatorja është shumë aktive në rrjete sociale ku bën postime nga më të ndryshmet.
Sot ajo ka publikuar një foto ku shihet me vajzën e saj të vogël.
Nënë e bijë po duket shumë bukur e të mbushura me shumë dashuri./ORAinfo/