Miliarderja më e re në moshë, Kylie Jenner ka kaluar një ditë të vështirë dje, pasi që vajza e saj, Stormi pati një reaksion alergjik.
Këtë e ka bërë të ditur vetë Kylie, përmes rrjetit social, Instagram ku numëron mbi 137 milionë ndjekës, përcjell rtv21.
“E kalova ditën në spital me vogëlushen time. Pati një alergji, por tani është 100% mirë dhe ne jemi në shtëpi. Asgjë tjetër nuk ka rëndësi kur ndodhin këto gjëra. Zoti i bekoftë të gjitha nënat me fëmijë të sëmurë. Ju dërgoj shumë dashuri dhe energji pozitive”, shkroi Kylie sipër një imazhi të publikuar, në të cilin shihet Stormi.
Përkundër që Kylie është një nënë shumë e përkushtuar, ajo kohëve të fundit ka qenë shumë e zënë edhe me promovimin e linjës së re të kujdesit për fytyrën.