“Kam fjetur me 1000 femra”, mashtrimi i “futbollistit të madh”, që s’luajti kurrë futboll

18:46 | 26 April 2023

Carlos Henrique Raposo, i njohur në botën e futbollit si “El Kaiser”, për ngjashmërinë e tij me Franz Beckenbauer, pati një karrierë 13-vjeçare si futbollist profesionist pa luajtur qoftë një ndeshje dhe pa pasur aftësi me topin ndër këmbë.

Gjatë gjithë karrierës së tij, arriti të mashtrojë klube si: Botafogo, Flamengo, Bangu, Fluminense, Vasco da Gama, America, Puebla nga Meksika, El Paso nga Shtetet e Bashkuara dhe Gazélec Ajaccio nga Franca.

“Klubet kanë mashtruar dhe mashtruar shumë futbollistët. Dikush duhej të hakmerrej për të gjithë ata”, u justifikua kohë më parë Carlos Kaiser.

“Kaiser ka qenë një nga figurat më ikonike në futbollin botëror. Ai kishte vetëm një problem: topin” – kujton Ricardo Rocha, ish-lojtar i Realit të Madridit.
Aventura e tij më e madhe në futboll ishte nënshkrimi me Puebla de México, skuadër me të cilin qëndroi i lidhur për gjashtë muaj, për të marrë më vonë kontrata falë miqve të tij lojtarë (Carlos Alberto Torres, Renato Gaúcho, Ricardo Rocha, Romário, Edmundo ose Gaúcho) si futbollist me Botafogon, Flamengon dhe Fluminensen, por pa synuar të luajë, duke shpikur gjithmonë dëmtime dhe duke munguar në seancat stërvitore.

“Lojtarët e dinin, por ata ishin të gjithë miqtë e mi. Nga gazetarët (të cilët i pagova për të publikuar artikuj)… askush nuk më përndoqi”, shpjegon vetë “Kaiser” për aftësinë e tij të veçantë për të mos luajtur në ndeshje.

Në kohën kur ishte më afër aktivizimit, kundër Coritibas, u përlesh me tifozët dhe u përjashtua para se të hidhej në fushë.

“Kaiser” e tregoi historinë e tij për filmin dokumentar: “Futbollisti më i madh që nuk ka luajtur kurrë futboll”.

“Unë jam futbollisti më i mirë që nuk kam luajtur kurrë futboll… Kam fjetur me 1000 gra dhe kam bërë sikur jam i lënduar gjatë gjithë karrierës sime.

Komento: