“Kam lindur në errësirë”, mesazhi i Ibrahimoviç “turbullon” Milanin

16:18 | 20 August 2020

Vijojnë të turbullta ditët para rinovimit të Zlatan Ibrahimovic me Milanin.

Në këtë fundjavë do të duhej të vinte po-ja përfundimtare për zgjatjen e kontratës edhe me një sezon tjetër.

Ndërkohë, suedezi ka postuar në rrjetet sociale një mesazh enigmatik që mund të ishte një sinjal i lidhur pikërisht me situatën e kontratës.

“Kam lindur në errësirë”, është mesazhi i Ibrahimovic.

Një sinjal që lë të kuptojmë se çështja do edhe shumë për t’u përcaktuar, një optimizëm mediatik që duket se nuk po gjen takim me faktet.

Për momentin, Ibrahimovic preferon të rrijë në hije, është e rëndësishme të presim për të kuptuar nëse vërtet suedezi do të jetë pika e diamantit në sezonin tjetër.

Komento: