“Kam me ju qu në ajër të gjithëve”, kërcënohet me bombë Këshilli Gjyqësor i Kosovës

11:50 | 24 May 2019

Në hapësirat e Këshillit Gjyqësor të Kosovës dhe në Prokurorinë Speciale dyshohet të ketë eksploziv.

Mësohet se një telefonues anonim ka thënë se ka vendosur një bombë në objektin e Këshillit Gjyqësorë të Kosovës.

“Kam me ju qu në ajër të gjithëve, juve dhe Gjykatën Speciale” është thënë në telefonatën kërcënuese.

Lajmin për dyshimet për bombë e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë në rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ahmeti ka thënë se janë duke e trajtuar këtë informatë që e kanë marrë në orën 10:30, por ende s’kanë detaje tjera.

Komento: