“Kam qenë i bullizuar, por nuk e kam vërejtur” – Burimi rrëfehet gjatë spektaklit

23:20 | 02 December 2024

Burimi, një nga ish-banorët e Big Brother VIP, ka rrëfyer se është ndjerë i bullizuar gjatë kohës që ishte brenda shtëpisë.

Ai ka shpjeguar se nuk e ka kuptuar këtë situatë menjëherë për shkak të presionit të madh emocional dhe izolimit në atë mjedis.

“Kur dola jashtë dhe i pashë videot, kuptova si ka reaguar publiku.

Brenda shtëpisë, nën presionin e kamerave 24 orë dhe dinamikën e rrethit, nuk e vërejta situatën në tërësi.

Njerëzit që ndihen si unë më kanë kontaktuar dhe më kanë treguar se janë ndjerë të ofenduar”, tha Burimi.

Ai përmendi emrat e Rezit dhe Arionit, duke i akuzuar ata për bullizim gjatë qëndrimit të tij në shtëpi.

Komento: