Shaip Kamberi, mund të bëhet sërish deputet.
Zgjedhjet në Tërnoc do të mbahen për herë të katërt, dhe kjo do të jetë edhe një mundësi për Shaip Kamberin që të futet në Kuvendin e Serbisë.
Se Gjykata e ka aprovuar ankesën e Kamberit për rivotim në Tërnoc, e ka konfirmuar vetë Kamberi në një përgjigje për Gazetën Express.
“Po, sot është aprovuar ankesa jonë për rivotim në Tërnoc”, ka thënë Kamber shkurt.
Kandidatit për deputet, Shaip Kamberit, i nevojiten gjithsej 610 vota për të hyrë në Kuvendin e Serbisë.
Në votimin e fundit Kamberi nuk kishte arritur që të bëhej deputet për pak vota.