Kamberi letër Vuçiqit: Të respektohen pakicat kombëtare

14:57 | 06 Korrik 2024
kamberi-leter-vuciqit:-te-respektohen-pakicat-kombetare

Shaip Kamberi, deputet shqiptar në Parlamentin e Serbisë, përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka bërë të ditur se i ka dërguar letër presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç dhe ambasadorit të SHBA-së në Beograd, Christopher Hill dhe atij të OSBE-së në lidhje me zgjedhjen e gjyqtarëve në Bujanoc.

Kamberi ka theksuar se zgjedhja e gjyqtarëve në Bujanoc është në kundërshtim me ligjin dhe parimet e barabarësisë.

Ai i bën thirrje presidentit serb që të respektohen pakicat kombëtare.

“Zgjedhja e gjyqtarëve në Bujanoc në kundërshtim me ligjin dhe parimet e barabarësisë është shkelje e qartë e të drejtave të pakicave kombëtare. Nga ambasadori SHBA në Beograd dhe ai i OSBE po ashtu në Beograd kërkova një përgjigje urgjente për respektim të plotë të përbërjes kombëtare në institucionet e drejtësisë. Me një shkresë tjetër kërkova nga presidenti i Serbisë ndërprerjen e këtij diskriminimi ndaj shqiptarëve dhe fillimin e realizimit të Planit 7 pikësh”, ka shkruar Kamberi në Facebook.

Komento: