Kamberi: Naivitet të mendohet se sulmi ka ndodhur pa dijen e Vuçiqit

23:08 | 28 Shtator 2023
kamberi:-naivitet-te-mendohet-se-sulmi-ka-ndodhur-pa-dijen-e-vuciqit

Kryetari i Partisë për Veprim Demokratik (PVD) dhe njëherësh deputeti i vetëm shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, tha se të mendosh që diçka që ka ndodhur të dielën pa dijen dhe bekimin e Vuçiqit do të ishte naivitet të besohet.

Ai tha për RTK se kjo nuk do të mund të ndodhë pa dijen e tij. “Ai kontrollon gjithçka në atë shtet, deri të çmimi i sallamit dhe është e pa mundur që një armatim i tillë të transportohet në Kosovë, të përgatitjen njësitet të caktuara dhe shërbimi sekret i shtetit të mos jetë në dijeni”, tha ai.

“Prandaj pavarësisht që ai po mundohet të shpërlaj duart nga ky krim, pavarësisht që ai po mundohet të mbroj edhe vetën edhe Serbinë ta shfajësoj nga gjithë kjo që ka ndodhur, është shumë evidente dhe besoj që edhe qeveria e Kosovës, Ministria e Punëve të Brendshme edhe ndërkombëtarët kanë informacionet e duhura të cilat i dokumentojnë  përfshirjen e Serbisë në gjithë atë që ka ndodhur në Kosovë”, tha ai.

Sipas tij, Serbia është vend ku bëhet glorifikimi i kriminelëve të luftës, mohimi i krimeve të luftës, urrejtja e vazhdueshme dhe gjuha e urrejtjes ndaj pakicave ku pakicat nuk kanë hapësirë minimale të ekzistencës.

Komento: