Duket se Shaip Kamberi nuk do të jetë më pjesë e Parlamentit të Serbisë
Shaip Kamberi, nuk ka arritur t’i mbledhë votat e mjaftueshme për ta fituar një ulëse në Parlamentin e Serbisë.
Kështu bëjnë të ditur burime të Klankosova.tv, derisa rezultati final pritet të dalë për pak minuta.
Për ta fituar një ulëse në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberit i është dashur t’i mbledhë së paku 610 vota.
Kujtojmë se kjo ishte hera e tretë që u përsëritën zgjedhjet në njësinë numër 6 në Tërnoc të Bujanocit.