Kamberi: Pengimi i vizitës së Çekut në Preshevë, përprjekje e Serbisë për izolim të shqiptarëve në Luginë

21:38 | 19 Dhjetor 2024
kamberi:-pengimi-i-vizites-se-cekut-ne-presheve,-perprjekje-e-serbise-per-izolim-te-shqiptareve-ne-lugine

Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi ka reaguar në lidhje me refuzimin e vizitës së ministrit Hajrullah Çeku në Luginë.

Sipas tij refuzimi i vizitës së ministrit të Kulturës Hajrulla Ceku në Preshevë nga autoritet serbe është përpjekja e radhës për të izoluar shqiptarët e Luginës së Preshevës me Republikën e Kosovës.

Postimi i plotë:

Pengimi i vizitës së Ministrit Hajrulla Çeku në Preshevë nga autoritetet serbe, përpjekje e radhës për të izoluar shqiptarët e Luginës së Preshevës me Republikën e Kosovës.

Kur edhe shkëmbimi kulturor i pengon dëshmia më e mirë e karakterit autoritar, diskriminues e antishqiptarë i pushtetit të Vuçiqit.

Tentativat me na izolu dhe pengesat artificiale nuk mund ta zhbëjnë lidhjen tonë historike, kulturore dhe njerëzore me Kosovën.

Komento: