
Deputeti shqiptar në parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, është takuar me ambasadorin e Kosovës në Uashington, Ilir Dugolli.
Kamberi ka thënë se me Dugollin, kanë zhvilluar një diskutim të rëndësishëm për të mirëkoordinuar veprimet e tyre dhe për t’i dhënë një shtytje edhe më të fuqishme në Capitol Hill çështjes së shqiptarëve në Luginën e Preshevës.
‘’Koordinimi i ngushtë institucional dhe angazhimi i përbashkët janë çelësi që zëri i shqiptarëve të Luginës të jetë i pranishëm dhe i dëgjueshëm në qendrat vendimmarrëse amerikane’’, ka shkruar Kamberi.
Postimi:
Me Ambasadorin e Republikës së Kosovës në Uashington, Ilir Dugolli, zhvilluam një diskutim të rëndësishëm për të mirëkoordinuar veprimet tona dhe për t’i dhënë një shtytje edhe më të fuqishme në Capitol Hill çështjes së shqiptarëve në Luginën e Preshevës.
Koordinimi i ngushtë institucional dhe angazhimi i përbashkët janë çelësi që zëri i shqiptarëve të Luginës të jetë i pranishëm dhe i dëgjueshëm në qendrat vendimmarrëse amerikane.
Përmes këtij bashkëpunimi strategjik, forcojmë mbështetjen ndërkombëtare dhe avancojmë me vendosmëri kauzën tonë.
Puna vazhdon.