Kamberi thotë se është kërcënuar me jetë

14:55 | 25 February 2023

Shaip Kamberi: Jam kërcënuar me jetë.

Deputeti shqiptar në parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka publikuar një mesazh, ku tha se është kërcënuar me jetë.

Kamberi tha se teksa Serbia po mundohet për të ndërtuar një realitet virtual të gjoja rrezikimit të jetës së serbë në Kosovës, raste se kur liria dhe jeta e shqiptarëve në Serbi janë në rrezik, sipas Kamberit, janë të shumta.

I njëjti publikoi edhe mesazhet e marra nga Danijel Milkoviq, ku ndër të tjera thuhet se “nuk do ta kuptosh asnjëherë kur do të vijë për kokën tënde”.

“’Mjaft me rrëmbime, ndërsa sa të përket ty personalisht, ruaje gjithmonë shpinën kur të shkosh dikund. Nuk do të kuptosh asnjëherë kur do të vij për kokën tënde’ është teksti i mesazhit që kam marrë, përmes mesenger, nga përsoni Danijell Millkoviq”, shkroi Kamberi, transmeton Klankosova.tv.

Tutje, ai tha se kjo është atmosfera që sipas tij, punojnë, veprojnë dhe jetojnë shqiptarët në atë që ai e quajti si Serbinë autoritare të Aleksandar Vuçiqit.

“Kjo klimë antishqiptare, për vite me radhë po stimulohet nga mediat proqeveriatare dhe deklaratat e shpeshta fyese të qeveritarëve serb. Kjo atmosferë diskriminuese e kërcënuese është arsyeja kryesore e kërkesës tonë për zgjidhje simetrike të të drejtave të komuniteteve”, shkroi Kamberi, përcjell Klankosova.

Komento: