Kamberi thotë se marrëveshja e arritur është e mirëseardhur edhe për qytetarët e Luginës

21:30 | 27 August 2022

Reagim për marrëveshjen e arritur mes Kosovës dhe Serbisë ka pasur edhe nga Shaip Kamberi.

Deputeti i vetëm shqiptar në Kuvendin e Serbisë Shaip Kamberi ka mirëpritur marrëveshjen për dokumente ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, duke thënë se ajo është e mirëseardhur edhe për qytetarët e Luginës së Preshevës.

Në një postim në Facebook, Kamberi ka shkruar se me arritjen e kësaj marrëveshjeje me ndërmjetësimin e BE-së dhe përfshirjen direkte të SHBA-së, lëvizja e lirë, sidomos e qytetarëve të Kosovës, po merr kuptim.

“Marrëveshjet si këto janë të mirëseardhura edhe për qytetarët e Luginës së Preshevës”, ka thënë ai.

Komento: