Arrestohen i dyshuari për armëmbajtje pa leje në Kamenicë.
Policia e Gjilanit gjatë patrullimit këtë të shtunë ka ndaluar V.Q, i cili kishte filluar tejkalimin në vijë të plotë dhe pas ndaljes së veturës dhe kontrollimit të dokumentacionit tek i njëjti është gjetur një armë-revole e llojit ZORAKI-M-906-T si dhe pesë fishek të kalibrit 7.65 mm të cilën i dyshuari e kishte pasur në brezë.
Siç bën të ditur policia arma dhe fishekët janë konfiskuar, njofton Klankosova.tv.
Në lidhje me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit i cili ka urdhëruar që ndaj të dyshuarit të ngritet kallëzim penal për veprën penale “Mbajtja në pronësi ,kontroll ose posedim të pa autorizuar të armeve” teksa rasti i kompletuar do të dërgohet në Prokurorinë Themelore Gjilan.