Kamerat në Prishtinë, Sogojeva: AIP do të jetë gardian i privatësisë së qytetarëve

22:12 | 15 Janar 2024
kamerat-ne-prishtine,-sogojeva:-aip-do-te-jete-gardian-i-privatesise-se-qytetareve

Krenare Sogojeva – Dërmaku, komisionere për Informim dhe Privatësi, në “Debat Plus” ka thënë se Agjencia për Informim dhe Privatësi në projektin e kamerave në kryeqytet është kyçur të premtën e kaluar.

“Ne ende muk i kemi pare specifikat e projektit. Ende projekti nuk ka filluar. Projekti është marrë, ka përfunduar, nuk është fare përgjegjësi e agjencisë”, ka thënë Sogojeva – Dërmaku.

Ajo ka thënë se përgjegjësi e agjencisë është të jenë gardian të zbatimit të këtij projekti.

“Agjencia për Informim dhe Privatësi (AIP) do të jetë gardian i privatësisë së qytetarëve”, ka thënë ajo.

Ndryshe, kryetari i Prishtinës, Përparim Rama më 3 janar të janarit ka bërë të ditur se së shpejti në kryeqytet do të vendosën kamerat me intelegjencë të lartë artificiale.

Rama ka njoftuar se këto kamera po vendosën për herë të parë në Prishtinë, dhe se ato janë prodhim amerikano – kanadez.

Ai ka bërë të ditur se përmes këtij sistemi, do të identifikohen, në kohë rekord, personat e përfshirë në vjedhje, rrahje apo çfarëdo vepre të tillë.

Komento: