Kamioni dhe vetura përplasen në Miradi të Epërme

17:37 | 27 Korrik 2022

Aksident trafiku mes kamionit dhe veturës në Miradi të Epërme.

Një kamion dhe një veturë janë aksidentuar në rrugën magjistrale Prishtinë-Fushë Kosovë.

Saktësisht përplasja ka ndodhur në fshatin Miradi të Epërme, përcjell KlanKosova.

Nuk dihet nëse si pasojë e këtij aksidenti ka pasur edhe të lënduar ose jo. Për këtë KlanKosova.tv ka provuar të kontaktojë me policinë, por që ende nuk është marrë konfirmimi.

Komento: