Kamioni e shkel për vdekje një këmbësor në Vushtrri, s’ndalet në vendngjarje

18:00 | 05 Janar 2024

Një person ka humbur jetën pasi dyshohet se është goditur nga një kamion në rrugën nacionale Mitrovicë – Prishtinë.

Lajmin për Front Onlinee ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, i cili bëri të ditur se kamioni që ishte i përfshirë në aksident nuk është ndalur në vend të ngjarjes.

“Është raportuar për një aksident trafiku me pasojë  fataliteti  i shkatuar në  rrugën nacionale Mitrovicë- Prishtinë, segmenti rrugor në fshatin Maxhunaj. Nga informatat e para dyshohet që një kamion në lëvizje ka goditur  këmbësorin (viktimën) m /k/sh, rreth  56 vjecar, i cili ka humbur jetën  në  vendngjarje. Kamioni i cili shaktuar aksidentin ka ikur nga vendi i ngjarjes. Njësitet përkatëse policore kanë dalë në vendngjarje dhe po zhvillojn hetimet për  aksidentin”,ka thënë Zahiti për Front Online.

Komento: