Kamioni futet në lokal, lëndohen tre persona

17:49 | 11 Mars 2020

Kamioni futet në lokal, lëndohen tre persona në Malishevë.

Tre persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti të shkaktuar nga kamioni për grumbullimin e mbeturinave i kompanisë “Ekoregjioni” në Malishevë.

Rasti ka ndodhur pasditen e sotme në Malishevë. Ndërkaq të lënduarit janë punëtorë të kompanisë për grumbullimin e mbeturinave, “Ekoregjioni” dhe në momentin e aksidentit gjendeshin në kamionin i cili ka humbur kontrollin dhe është futut në një lokal.

Komuna e Malishevës përmes një komunikate ka bërë të ditur se gjendja shëndetësore e të lënduarve është stabile dhe jashtë rrezikut për jetë.

“Të gjitha njësitë relevante kanë dalë në vend të ngjarjes dhe ju është dhënë ndihma e parë të lënduarve, të cilët më pas janë dërguar për trajtim të mëtutjeshëm në QKUK në Prishtinë”, thuhet në komunikatë.

Komento: