Kamioni ndoti asfaltin, kompania gjobitet me 1000 euro në Prizren pas ankesave të qytetarëve

15:56 | 19 Dhjetor 2025
Kamioni ndoti asfaltin, kompania gjobitet me 1000 euro në Prizren pas ankesave të qytetarëve

Policia në Prizren i ka shqiptuar gjobë prej 1000 eurosh një kompanie meqë një kamion i saj ka ndotur asfaltin në rrugën “Besim Shala” në këtë qytet.

Policia tha se u vu në lëvizje nga ankesat e qytetarëve që e informuan atë se “kamionët e angazhuar në punime ndërtimore kanë ndotur seriozisht asfaltin”.

“Bazuar në Ligjin Nr. 08/L-186 për Rregullat e Trafikut Rrugor, kompanisë përgjegjëse i është shqiptuar gjobë në vlerë prej 1000 (një mijë) euro për ndotje të ambientit”.

Policia rikujtoi qytetarët dhe punonjësit e kompanive ndërtimore se gjatë kryerjes së punimeve duhet të kenë kujdes “për mosndotjen e ambientit dhe, në rast se ndotja ndodh, të marrin masa për pastrimin e tij”.

Komento: