Kamioni ngec nën urë në dalje të Fushë Kosovës

22:51 | 30 Maj 2021

Mjeti transportues ka arritur që të lëvizte pak

Këso raste nuk na rastisin shpesh që t’i shohim në rrugët e Kosovës.

Një kamion i madh i cili ishte duke bartur makineri të ndërtimit ka ngecur nën një urë në dalje të Fushë Kosovës.

Klan Kosova ka publikuar një foto, ku më tej shkruan se kamioni e kishte të pamundur të depërtonte ndër urë për ta vazhduar rrugën dhe kishte qëndruar disa orë aty.

Mjeti transportues ka arritur që të lëvizte pak për t’ua mundësuar kalimin veturave që kalonin andej pari.

Komento: