Kamioni shkel një këmbësor tek Rruga B.
Një këmbësor është goditur nga një kamion.
Aksidenti ka ndodhur sot rreth orës 12:00, tek rruga B në Prishtinë.
Rastin për Klan Kosova e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës Flora Ahmeti.
“Sot reth orës 12:00, në rrugën B, ka ndodhur një aksident trafiku në mes një automjeti (kamion transportues) dhe një këmbësori. Si pasojë e aksidentit rrugor lëndime trupore ka pësuar këmbësori i cili është dërguar për trajtim mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut”.