Kampion në La Liga: Festa e Atleticos kthehet në një tragjedi

09:46 | 23 Maj 2021

Atletico Madrid u shpall kampion i Spanjës për herë të 11 në historinë e klubit.

Ekipi i drejtuar nga tekniku Diego Simeone ka mundur të mposhtë në transfertë Real Valladolid, duke u shpallur kështu kampione e “La Liga”.

Por festimet për fitimin e titullit në La Liga nga Atletico Madrid, fatkeqësisht janë kthyer në tragjedi.

Mediat e huaja raportojnë se një tifoz 14 vjeçar ka gjetur vdekjen pas festimeve në Madrid.

I mituri ka festuar duke qëndruar me trupin jashtë një makinë në sheshin kryesor të kryeqytetit, po u përplas për vdekje pasi goditi një mur.

Lajmi tragjik sigurisht që ka prishur festën e madhe të Los Colchoneros.

Komento: