Robin Krasniqi: Kjo është ëndrra më e madhe, ishte një fitore e përbashkët.
Robin Krasniqi është duke mbajtur konferencë për media në Prishtinë pas triumfit që arriti fundjavën që shkoi duke e mposhtur Dominic Boselin me nokaut në rundin e tretë
Boksieri nga Juniku ka deklaruar në Prishtinë se ai triumf ishte i përbashkët dhe ka falenderuar të gjithë shqiptarët për mbështetjen e dhënë, shkruan Reporteri.
“Përshëndejte Kosovë, ju uroj dhe ju përgëzoj për fitore, është fitore e përbashkët,” ka thënë Krasniqi.
“Është krenaria më e madhe në jetën tem kur unë e kam nderu shtetin tim, kjo është ëndrar më e madhe në jetën teme. Unë falenderoj të gjithë ata që më kanë mbështetur,”.
Krasniqi tani është kampion bote në kategorinë gjysmë të rëndë ku mban rripat WBA dhe IBO.