Kanagjegji i Gresës kallet nga ‘bijat’

08:44 | 28 March 2019

Vajza e Shkurta Fejzës, Gresa mbrëmë ka organizuar kangjegjin.

Mbrëmë është duke u mbajtur kanagjegji i këngëtares së njohur shqiptare, Gresa Behluli.

Festa është duke u mbajtur në qytetin e Prizrenit, pjesë e të cilës janë fytyra të njohura për publikun shqiptar si: Remzie Osmani, Edona Llaloshi, Ganimete Abazi, Motrat Mustafa, Mihrije Braha etj.

Në një video të siguruar ekskluzivisht për portalin rtv21.tv, shihet këngëtarja e mirënjohur shqiptare, Remzie Osmani duke kënduar këngën “Sish ba nami”.

Afër këngëtares shihen edhe artistet e njohura si: Ryva Kajtazi, Edona Llalloshi dhe Ganimete Abazi duke kënduar së bashku me Remzien.

Përveç atmosferës që po e krijojnë këngëtaret e njohura shqiptare, Gresa tashmë ka ndërruar edhe veshjen. Këngëtarja shihet e veshur me veshje tradicionale e kombinuar me atë moderne, duke e shoqëruar me një buzëqeshje të madhe në fytyrë.

Komento: