Afrona festoi me mikeshat e saj më të mira Lajmi për dasmën e Bleros në vitin 2018 bëri bujë të madhe sidomos zbulimi i datës e dasmës.
Dasma e çiftit do të mbahet në muajin shtator të këtij viti saktësisht në Shëngjin. Çifti tash veç se kanë filluar përgatitjet. Afrona dy muaj e gjysë para dasmë bashkë me mikeshat e saj më të mira ka organizuar festën e beqarisë, të cilën ajo ka zgjedhur ta ketë më moderne, duke e festuar në Mykonos në Greqi.
Pamje nga kjo festë përveç Afronës, i kanë publikuar edhe disa prej shoqeve, të cilat ishin të ftuara.
Afrona për organizimin e kësaj feste shihet se është kujdesur deri në çdo detaj. Ngjyra e pembe është ajo që ka dominuar në këtë festë.