Kanalet ruse largohen nga platformat televizive në Kosovë

20:42 | 26 Shkurt 2022

Kanalet ruse janë hequr nga platformat televizive në Kosovë

Komisioni i Pavarur i Mediave ka vendosur për largimin e përkohëshëm nga transmetimi të të gjitha kanaleve me origjinë nga Federata Ruse.

Kjo u bë e ditur përmes një njoftimi të KPM-së në rrjetin social Facebook, shkruan Gazeta Express.

“Me qëllim të parandalimit të propagandës dhe mbrojtjes së sigurisë publike në Republikën e Kosovës, Komisioni i Pavarur i Mediave ka marrë vendim të

Urdhërojë të gjithë operatorët e shpërndarjes që përkohësisht t’i largojnë nga transmetimi kanalet me origjinë nga Federata Ruse, me qëllim të parandalimit të propagandës dhe mbrojtjes së sigurisë publike në Republikën e Kosovës”, thuhet në njoftim.

Tutje thuhet se qëllimi i këtij vendimi është parandalimi i propagandës dhe mbrojtjes së sigurisë publike në Republikën e Kosovës dhe jo pengimi dhe cenimi i lirisë së fjalës dhe lirisë së medias.

Për më shumë informata, gjeni vendimin e bashkangjitur.

Komento: