Kanali u dëmtua nga punimet e komunës, banorët e Stanofcit në hall me ujërat e zeza

00:38 | 23 November 2024
kanali-u-demtua-nga-punimet-e-komunes,-banoret-e-stanofcit-ne-hall-me-ujerat-e-zeza

Reshjet e shiut gjatë ditës së sotme shkaktuan një mori problemesh në vend.

I tillë edhe rasti në fshatin Stanofc të Vushtrrisë.

Së fundi një person ka dërguar në adresën e Kanal10 pamje se si dera e shtëpisë së tij tashmë ka mbetur thuajse e pakaluar.

Shkak për këtë, sipas banorit (A.M) është problemi që komuna ua kishte lënë gjatë rregullimit të trotuarëve, duke ua bllokuar pjesën e kanalizimit.

Ai ka bërë të ditur se edhe shtëpi tjera kanë të njejtin problem

Përmes pamjeve të publikuara, zjarrëfikësat janë parë në vendin e ngjarjes./Gazeta10

Komento: