Kancelari gjerman: NATO nuk do të ndërhyjë ushtarakisht në Ukrainë

13:36 | 17 March 2022

Kancelari gjerman: NATO nuk do të ndërhyjë ushtarakisht në Ukrainë.

Kancerlari gjerman, Olaf Scholz, tha se NATO nuk do të ndërhyjë ushtarakisht në Ukrainë, duke rrezikuar kështu përshkallëzimin e konfliktit atje.

Gjatë një konference të përbashkët me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, në Berlin, Scholz gjithsesi shtoi se është detyra e aleancës të mbrojë gjithë anëtarët e saj.

Gjermania po dërgon ndihma financiare dhe humanitare në Ukrainë, si edhe armatime, por ka përsëritur disa herë se nuk do të dërgojë atje avionë luftarakë për të zmbrapsur pushtimin rus.

“Fati i popullit në Ukrainë na prek thellësisht”, tha Scholz, pas fjalimit të Presidentit Volodymyr Zelensky para Bundestagut. “Putin po sjell vuajtje të tmerrshme dhe vdekje për popullin e Ukrainës… Ne qëndrojmë krah Ukrainës”.

Scholz shtoi se Putin është përgjegjësi kryesor për vdekjen e të rinjve rusë që janë pjesë e ushtrisë së tij./A2CNN

Komento: