Koalicioni qeverisës trepartiak i Gjermanisë është në prag të kolpasit, pasi kancelari Olaf Scholz shkarkoi ministrin e tij të financave, Christian Lindner, për shkak të mosmarrëveshjeve të vazhdueshme rreth reformave ekonomike.
Bisedimet e krizës në koalicionin e Partisë Socialdemokrate të Scholz-it, të Gjelbërve dhe Partisë Demokratike të Lirë të Lindnerit kishin arritur në krye pasi FDP publikoi një dokument me kërkesa për reforma ekonomike liberale që ishin të vështira për t’u pranuar nga dy partitë e tjera.
Scholz tha në konferencën për shtyp të mërkurën se “Lindner nuk tregoi gatishmëri për të zbatuar asnjë nga propozimet tona” dhe, për rrjedhojë, “nuk ka bazë besimi për ndonjë bashkëpunim të ardhshëm” me ministrin në largim të financave, raporton CNN.
Më 15 janar kancelari do të paraqesë kërkesën për votëbesim në Bundestag./Gazeta 10/