Kancelari gjerman: Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut i duam anëtare të BE-së

19:30 | 16 July 2022

Sot Maqedonia e Veriut, ka marrë një vendim të rëndësishëm.

Kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz, ka thënë se miratimi nga Parlamenti i Maqedonisë së Veriut për propozimin francez i hap rrugë mbajtjes së Konferencës së Parë Ndërqeveritare për çeljen e negociatave.

Në rrjetet sociale, Scholz shkruan se Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria e kanë vendin në Bashkimin Evropian.

“Përshëndes votimin e Parlamentit të Maqedonisë së Veriut që hap rrugën për konferencat e para të anëtarësimit në Bashkimin Evropian të Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë. Ne ju duam si anëtare të BE-së dhe do të jemi pranë jush gjatë gjithë rrugës”, ka thënë Scholz

Komento: