Kancelari gjerman: Sulmi s’duhet parë si mosmarrëveshje mes të krishterëve dhe myslimanëve

11:48 | 03 Nëntor 2020

Kurz: Sulmi s’duhet parë si mosmarrëveshje mes të krishterëve dhe myslimanëve apo austriakëve dhe migrantëve.

Kancelari austriak Sebastian Kurz sot ka mbajtur një konferencë për media pas sulmit të mbrëmshëm në Vjenë, nga ku mbetën të vdekur pesë persona, përfshirë edhe një sulmues.

Kurz tha se ky sulm terrorist nuk duhet të kuptohet si mosmarrëveshje midis të krishterëve dhe myslimanëve ose midis austriakëve dhe migrantëve.

“Ne gjithmonë duhet të jemi të vetëdijshëm se ky nuk është një mosmarrëveshje midis të krishterëve dhe myslimanëve ose midis austriakëve dhe migrantëve. Kjo është një luftë midis shumë njerëzve që besojnë në paqe dhe atyre të paktëve që duan luftë”, shkroi ai në Twitter në një varg postimesh.

Kurz gjithashtu njoftoi se mbrojtjen e vendit e kanë marrë përsipër forcat e armatosura në mënyrë që policia të mund të bashkojë të gjitha forcat e saj për punën hetimore.

“Unë i kam kërkuar Ministrit të Brendshëm të bëjë gjithçka që është e mundur për të hetuar këtë sulm”.

“Falënderimet tona shkojnë gjithashtu për të gjithë ata njerëz që u dalluan për guxim dhe moral duke iu dalë në ndihmë atyre që kanë nevojë. Falënderimet tona shkojnë për forcat e sigurisë dhe ekipin e shpëtimit, të cilët u kujdesën për sigurinë tonë atë natë, një pjesë e të cilëve ishin në rrezik të jetës”.

“Ne do të hetojmë, gjurmojmë kryesit e krimeve, mbështetësit dhe njerëzit e tyre dhe do t’i sjellim para drejtësisë”.

Komento: