Kancelari në telefon Putinin.
Vladimir Putin ia bëri me dije kancelarit gjerman Olaf Scholz se po planifikohet një raund i tretë bisedimesh mes Rusisë dhe Ukrainës
Kështu është bërë me dije nga Bundestagu gjerman, teksa njoftohet se kjo gjë u tha përgjatë një bisede telefonike mes dy krerëve shtetërorë, raporton CNN.
Raundi i dytë i bisedimeve të mbajtur të enjten nuk dha asnjë rezultat që i nevojitej Ukrainës, sipas një negociatori ukrainas Megjithatë, gjatë atij raundi të bisedimeve u ra dakord për hapjen e korridoreve humanitare për civilët.
“Fatkeqësisht, rezultatet që i duhen Ukrainës nuk janë arritur ende. Ekziston një zgjidhje vetëm për organizimin e korridoreve humanitare”, bëri të ditur zyrtari i lartë ukrainas Mykhailo Podolyak në një postim në Twitter.