Kancelari telefonin Putinin, ja kur do të zhvillohet faza e ë tretë e bisedimeve me Ukrainën

16:51 | 04 Mars 2022

Kancelari në telefon Putinin.

Vladimir Putin ia bëri me dije kancelarit gjerman Olaf Scholz se po planifikohet një raund i tretë bisedimesh mes Rusisë dhe Ukrainës

Kështu është bërë me dije nga Bundestagu gjerman, teksa njoftohet se kjo gjë u tha përgjatë një bisede telefonike mes dy krerëve shtetërorë, raporton CNN.

Raundi i dytë i bisedimeve të mbajtur të enjten nuk dha asnjë rezultat që i nevojitej Ukrainës, sipas një negociatori ukrainas Megjithatë, gjatë atij raundi të bisedimeve u ra dakord për hapjen e korridoreve humanitare për civilët.

“Fatkeqësisht, rezultatet që i duhen Ukrainës nuk janë arritur ende. Ekziston një zgjidhje vetëm për organizimin e korridoreve humanitare”, bëri të ditur zyrtari i lartë ukrainas Mykhailo Podolyak në një postim në Twitter.

Komento: