Merkeli tregon se kur mund të largohen masat në Gjermani.
Kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel, u ka thënë ligjvënësve të partisë së saj se pret që masat izoluese në vendin e saj të zgjasin deri në fillimin e prillit.
Ky lajm u raportua nga gazeta e njohur gjermane, Bild, e cila i citoi pjesëmarrësit në këtë takim, shkruan Reuters, transmeton Gazeta Express.
“Nëse nuk arrijmë ta ndalim virusin britanik, atëherë do ta kemi dhjetëfishin e rasteve deri në Pashkë. Na duhen tetë deri në dhjetë javë shtesë me masa të rrepta”, citohet të ketë thënë kancelarja gjermane.
Ndryshe, Gjermania së fundi është përballur me rritje të numrit të rasteve të koronavirusit. Qeveria është detyruar të marr masa të ashpra të izolimit, përfshirë karantinën e detyrueshme për personat që vijnë nga vendet e huaja.
Deri më tani, në ekonominë më të madhe evropiane janë regjistruar mbi 1 milion e 941 mijë të infektuar dhe 42.097 vik.tima të koronavirusit.