Kancelarja gjermane merr dozën e dytë të vaksinës, është ndryshe nga e para

19:42 | 22 Qershor 2021

Merkel merr dozën e dytë të vaksinës, është ndryshe nga e para.

Kancelarja gjermane Angela Merkel ka marrë dozën e dytë të vaksinës kundër koronavirusit.

Por ndryshe nga herën e parë, kur ajo mori vaksinën AstraZeneca, kancelarja gjermane zgjodhi që dozën e dytë të aplikonte vaksinën e Modernas.

Lajmi u konfirmua nga zëdhënësi i qeverisë, Steffen Seibert, i cili saktësoi se Merkel zgjodhi mënyrën e vaksinimit heterolog.

Të njëjtën mënyrë vaksinimi do të aplikojë dhe kryeministri i Italisë, Mario Draghi, i cili gjithashtu ka marrë në dozën e parë vaksinën e AstraZeneca.

Komento: