Kancelarja gjermane për marrëveshjen Kosovë-Serbi: Shpresoj që shumë shpejt do të shohim rezultat pozitiv

15:34 | 03 November 2022

Scholz për marrëveshjen Kosovë-Serbi: Shpresoj që shumë shpejt do të shohim rezultat pozitiv.

Kancelari gjerman, Olaf Scholz, ka folur për propozimin franko-gjerman për arritjen e marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë.

Ai tha se Gjermania dhe Franca janë duke bërë përpjekje për të shtyrë Kosovën dhe Serbinë që të nënshkruajnë marrëveshje, raporton Gazeta Express.

“Duhet të arrihet një marrëveshje. Ne dhe qeveria franceze jemi aktivisht të përfshirë në negociata të palëve dhe shpresojmë që shumë shpejt do të kemi një proces që të dyja qeveritë do të lëvizin përpara dhe mirëkuptimi të arrihet. Shpresoj që shpejt të shohim një rezultat pozitiv. Ky proces kërkon edhe durim dhe përpjekje”, ka thënë Scholz pas Samitit të Ballkanit Perëndimor në Berlin.

Scholz tha se konfliktet që janë trashëguar në Ballkan duhet të zgjidhen dhe se “kjo është e mirë që kemi rastin dhe kemi arritur disa hapa”.

Komento: