Kancelarja gjermane ultimatum Vuçiqit për çështjen e Kosovës – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
0 °C

Kancelarja gjermane ultimatum Vuçiqit për çështjen e Kosovës

15:30 | 24 Gusht 2019

Merkel ultimatum Vuçiqit për çështjen e Kosovës.

Siç shkruajnë mediat në Serbi, kancelarja gjermane, Angela Merkel, i ka dhënë ultimatum Vuçiqit që të pranojë qëndrimin gjerman për çështjen e zgjidhjes së problemit me Kosovën, përndryshe Serbia do të ndëshkohet keq.

‘Espreso.rs’ thotë se pas këtij qëndrimi edhe Aleksander Vuçiq tashmë deklaron se s’ka asgjë sa i përket idesë për korrigjim të kufijve.

Një gjë e tillë ka dështuar jo vetëm për shkak të kundërshtimit të shteteve që e kanë njohur dhe që e mbështesin Kosovën, por edhe për shkak se një ide e tillë kundërshtohet nga faktori politik në Serbi, transmeton Gazeta Express.

“Unë e di se nuk ka asgjë nga korrigjimi i kufirit. Sepse nuk kishte njerëz të guximshëm dhe racional që t’i kuptonin interesat serbe. Unë nuk jam në favor të pavarësisë së Kosovës brenda kufijve aktual, që i ka njohur Rada Trajkovic e Angela Merkel. Por ide e mia kanë dështuar se populli ynë mendonte ndryshe bashkë me shumicën e botës”, citohet të ketë thënë Vuçiq.

Ndërsa Angela Merkel e ka përsëritur disa herë që korrigjimi i kufirit dhe ndarja e Kosovës nuk janë opsione të cilat i mbështet Berlini zyrtar. Ky qëndrim i saj nuk ka devijuar edhe përkundër faktit se nga disa shtete ka pasur zëra që kanë mundur të interpretohen si përkrahës të një ideje për korrigjim të kufijve, siç bije fjala nga njeriu i Donald Trumpit, John Bolton.

Sipas Zoran Milojeviq, Gjermania në asnjë formë nuk pranon që të ndryshohen kufijtë e Kosovës.

“ Kjo do të ishte katastrofike për Gjermaninë. Kuptojeni, ësht ënë interesin e Gjermanisë që të ketë pavarësi të Kosovës dhe asgjë përtej kësaj. Ata kanë frik nga hapja e Kutisë së Pandorës, apo rishqyrtimit të kufijve në pjesën tjetër të Ballkanit, kryesisht në Bosnje. Dhe kjo nuk është në asnjë mënyrë në favorin e tyre”, ka thënë ai, trasnmeton Gazeta Express.

Ndërkohë Srdjan Perisic, profesor i marrëdhënieve ndërkombëtarë thotë Merkel është ndryshe nga Putini dhe Trump, dhe se nuk heq dorë nga parimet e saj, aq më pak kur tashmë ndodhet në fund të mandatit të saj.

“Ajo ka marrë pjesë aktivisht për pavarësinë e Kosovës. Ndarja e Kosovës assesi nuk përshtatet me interesat gjermane, dhe për këtë arsye ajo e kundërshton me forcë dhe përpiqet që të parandalojë një ide të tillë”, ka përfunduar Perisic.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!