Kanceri shumë shpejtë do të zbulohet vetëm përmes analizave të gjakut.
Metodat e deritanishme për të diagnostikuar llojet e kancerit përfshijnë biopsinë, apo marrjen e indeve për të identifikuar praninë e tumorit, shkruan CNN.
Këto metoda janë më të vështira për tu aplikuar dhe njerëzit rezistojnë t’i bëjnë për shkak të procedurës dhe kohës, që kjo analizë kërkon. Ky fakt ka krijuar nevojën për të gjetur mënyra për të lehta për diagnostikim siç janë përmes pështymës, mostrave të gjakut apo urinës.
Sipas hulumtimeve të fundit, të prezantuar në konferencën e shkencëtarëve dhe zbulimeve të kancerit, disa shkencëtarë nga Universiteti John Hopkins në Baltimore prezantuan një mundësi të detektimit të tumorit vetëm me anë të mostrave të gjakut, transmeton Gazeta Express.
Zbulimi i kësaj metodë të lehtë për detektim të kancerit krijon mundësinë e diagnostikimit më të hershëm të kancerit dhe rrjedhimisht parandalimit të vdekjeve nga kanceri.
Së fundmi shkencëtarët kanë tentuat të gjejnë proteina specifike dhe biomarkerë, që lidhen me tumor në gjak, në mënyrë që detektimi i tyre të bëhet vetëm përmes një mostre të gjakut. “Ne kemi arritur të identifikojnë biomarkerë të 13 nga 15 lloje të tumorit, duke përfshirë këtu tumorin e gjirit, zorrëve dhe të mëlçisë.
Ende duhet më shumë punë derisa këta biomarkerë të mund të përdoren për të detektuar dhe diagnostikuar kancerin tek pacientë,t që janë në stade të hershme. Një nga sfidat më të mëdha për të krijuar këtë mundësi është, që mostra e gjakut mund të tregojë vetëm pak minuta AND-në e tumorit dhe kjo do ta vështirësonte procesin.