Hoti ka thënë se qytetarët kanë frikë nga VV-ja.
Andin Hoti, kandidat për deputet nga radhët e PDK, ka thënë se qytetarët ia kanë frikë Vetëvendosjes.
Duke përmendur shembuj se si qytetarët kanë dashur të largohen nga Kosova nga frika që mbjellte VV me protestat e dhunshme, ish-deputeti i PDK-së, ka thënë se vlerësimi i votuesve për VV-në nuk ka ndryshuar.
Ndërkohë Andin Hoti nga PDK dhe Artan Abrashi kanë komentuar listat e partive të tyre.
Andin Hoti nga Partia Demokratike ka thënë se lista e tyre është e pastër, pasi që nuk ka asnjë person me aktakuzë.
“PDK me këtë listë, duke më përfshirë edhe mua, ka treguar se u jep hapësirë të rinjve. Mbi gjysma e tyre janë të rijnë, që kanë një përvojë institucionale dhe pa asnjë aktakuzë”, ka thënë Hoti në Frontal.
Se fituese të zgjedhjeve të 6 tetorit, Artan Abrashi e ka cilësuar edhe listën e VV për deputetë.
“Të gjithë kandidatët janë konfirmuar sipas statutit dhe jo në bazë të dëshirave të liderit, pasi që jemi lëvizje demokratike. Lista e VV është fituese, është garuese dhe definitivisht lista është brezi që do të bëj ndryshimin e shumë kërkuar”, ka thënë Abrashi.
Tutje Abrashi ka komentuar edhe 10 emrat e parë në listën e PDK-së, në të cilën sipas tij nuk ka ndonjë befasi.
Abrashi e ka quajtur “këngëtar” ish-deputetin e PDK, Memli Krasniqin, që është përsëri kandidat për deputet nga partia e Veselit.
Ndërkaq, Andin Hoti nga PDK i ka dhënë epitetin e ‘zhurmaxhikës’ kandidates së VV-së, Albulena Haxhiut.
“Krejt çka mbaj mend nga Albulena Haxhiu është veç një zhurmë që nuk thotë kurrgjë. Ajo me zhurmën e saj më pengoi edhe sa flisja si deputet”, ka thënë kandidati i PDK-së për deputet, Andin Hoti.
Në Frontal dy zyrtarët e partive u përplasën edhe për çështjen e korrupsionit dhe punësimeve të militantëve të PDK dhe VV-së.